LAJMI I FUNDIT:

Baby G së shpejti publikon bashkëpunimin “Kuq e Zi”

Baby G së shpejti publikon bashkëpunimin “Kuq e Zi”
Baby G (Foto: Instagram/babygee)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Baby G, ditë më parë ka publikuar prapaskenat e klipit më të ri.

Ajo është shfaqur me një veshje mjaft provokuese, teksa ka dhënë disa detaje për projektin që do t’u servohet fansave të saj.


Tashmë, në një postim në rrjetin social Instagram, Gordana Kingji ka zbuluar se kënga do të jetë bashkëpunim, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Ajo ka treguar se “Kuq e Zi” titullohet kënga e saj e re, për të cilën nuk ka thënë datë të caktuar të lansimit.

“Kuq e zi, është një këngë me bashkëpunim. Mezi pres që të gjithë shqiptarët ta dëgjojnë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Bukuroshja bionde është shfaqur në një makinë luksoze, teksa mban të veshur një fustan të ngushtë. /Telegrafi/