LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Kombeve të Afrikës “AFCON 2021”: Ekipet dhe lojtarët që duhet shikuar, nisja, përfundimi dhe gjithçka që duhet dini

Kupa e Kombeve të Afrikës “AFCON 2021”: Ekipet dhe lojtarët që duhet shikuar, nisja, përfundimi dhe gjithçka që duhet dini

Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) është planifikuar të fillojë sot (e diel) më 9 janar, ndërsa pritet të përfundojë me 6 shkurt.

Loja hapëse e turneut afrikan pritet të fillojë në ora 17:00 në mes të Kamerunit dhe Burkina Fasos në stadiumin “Paul Biya të Yaoundes.


AFCON fillimisht ishte vendosur të zhvillohej në vitin 2021, por organizatorët u detyruan ta shtyjnë atë për shkak të shpërthimit të COVID-19 dhe e zhvendosën atë një vit pas datës së fillimit të planifikuar fillimisht.

Ekipet e AFCON që duhet shikuar

Kampionët në fuqi, Algjeria konsiderohen si favoritët për të fituar Kupën e dytë radhazi t radhazi të Kombeve Afrikane pasi doli fituese nga edicioni i fundit që u zhvillua në Egjipt në vitin 2019.

Në finalen e garës, Algjeria u përball me një ekip të fortë të Senegalit që nuk e ka fituar kurrë turneun, pavarësisht se arriti në finale si në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2002.

Këto dy skuadra janë përsëri favoritët për të fituar titullin, me Kamerunin nikoqirë që konsiderohet gjithashtu si favorit për të ngritur trofeun në tokën vendase.

Ndërkohë, Mali janë gjithashtu në mesin e ekipeve favorite për të fituar turneun, pasi ata mburren padyshim me disa nga mesfushorët më të mirë këtë vit si Yves Bissouma të Brighton, Amadou Haidara të RB Leipzig dhe Mohamed Camara të RB Salzburgut.

“Ekipi Afrikan i Vitit 2021” - Salah, Mane, Mendy, Mahrez në formacion, Ziyech e Bailly në bankën rezervë
Lexo po ashtu “Ekipi Afrikan i Vitit 2021” - Salah, Mane, Mendy, Mahrez në formacion, Ziyech e Bailly në bankën rezervë

Lojtarët e AFCON që duhet shikuar

Më shumë se gjysma e lojtarëve që do të marrin pjesë në AFCON janë duke luajtur në kampionatet elitare në Evropë, me disa prej tyre që konsiderohen si yje të klasit botëror.

Sulmuesit e Liverpool, Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë bashkuar me Senegalin dhe Egjiptin, ndërsa Riyad Mahrez i Manchester Cityt do të përpiqet ta udhëheqë Algjerinë drejt titullit të dytë radhazi.

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është ylli kryesor i Ganës dhe sulmuesi i Topçinjve, Pierre Emerick-Aubayemang, kapiten i Gabonit.

Salah, Mane, Kessie e Aubameyang: Kush janë 15 lojtarët më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021?
Lexo po ashtu Salah, Mane, Kessie e Aubameyang: Kush janë 15 lojtarët më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021?

Datat e fillimit dhe fundit të AFCON

Kupa e Kombeve Afrikane është planifikuar të nisë sot (e diel), më 9 janar, në orën 17:00 me kohën tonë lokale me duelin e Kamerunit ndaj Burkina Fasos.

Ndërkohë, finalja e turneut është caktuar gjithashtu të zhvillohet në të njëjtin terren me këtë të hapjes së turneut, më 6 shkurt në orën 20:00.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori