Agjencioni Tatimor i Kosovës ka hapur tenderë për t’u furnizuar me shtatë tabletë të kompanisë Apple (iPad). Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 5,200 euro.
Ky tender, sipas Agjencionit Kundër Korrupsion, duhet të anulohet, pasi ka hasur në kritere që janë në kundërshtim me ligjin në fuqi për Prokurim Publik në Kosovë.
ATK ka specifikuar në tender se tabletët duhet të jenë të prodhuesit Apple, e kjo bie ndesh sipas AKK-së, pasi favorizohet prodhuesi Apple dhe në të njëjtën kohë diskriminohen prodhuesit tjerë të pajisjeve.
Agjencia Kundër Korrupsion gjithashtu opinionin e saj ka thënë se autoriteti kontraktues, që në këtë rast është ATK-ja, duhet t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato mos të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251