Kulla Eiffel ishte planifikuar të shembej, sot ajo vlerësohet rreth 650 miliardë dollarë
Kur u ndërtua, Kulla e Eiffelit sinjalizoi fillimin e një epoke të re krenare teknologjike. Tani, 125 vjet më vonë, pika e famshme e referimit e Parisit kontribuon për ekonominë franceze, me një sasi të jashtëzakonshme të ardhurash.
DONIN TA SHEMBNIN
“Do të ngrihet mbi Parisin si një oxhak i zymtë e i madh fabrike”, u ankua një grup artistësh të mirënjohur në një letër të përbashkët, të botuar gjatë fazave të planifikimit të Kullës Eiffel.
Shumë njerëz parashikuan se ndërtesa do të ishte një makth monstruoz metali – por shumica ranë në qetësi, kur ajo u zbulua.
Megjithatë, Kulla Eiffel ishte planifikuar se do të shembej 20 vite më vonë.
Për ta ndaluar këtë, Gustav Eiffel kërkoi mënyra me të cilat kulla e tij mund të vihej në shfrytëzim – dhe i gjeti ato përmes shkencës.
Eksperimente unike mund të kryheshin në majën e ndërtesës më të lartë në botë (për kohën); studime në aerodinamikë, presion atmosferik dhe matje rrezatimi. Por ishte radioja që provoi të ishte shpëtimtarja e saj. Në vitin 1903, u kryen provat e para pa kabllo; rreth Luftës së Parë Botërore, zbulimi gjerman kapej përmes Kullës Eiffel dhe pastaj çkodohej. Midis gjërave të tjera, kjo çoi në zbulimin e Mata Harit, spiunes së njohur gjermane.
SI I PERBALLON ERERAT 170 KM/ORË
Në njëfarë lloj mënyre, Epoka e Gurit zgjati deri në mesin e shekullit të 19: piramidat, katedralet, obeliskët – të gjitha ato të ndërtuara duke përdorur gurë.
Monumenti i Washingtonit, ndërtesa më e gjatë e botës në 169.3 metra, kishte përfunduar vetëm në vitin 1884, përcjell bota.al. Por kur u fut prodhimi në masë i çelikut, u bë e mundur të ndërtoheshin struktura edhe më të larta, pasi çeliku është ekstremisht i fortë, dhe megjithatë është shumë elastik.
Gustave Eiffel e hodhi poshtë këtë material gjithsesi, duke zgjedhur që në vend të tij ta ndërtonte kullën e tij me hekur të punuar.
Sekreti i rezistencës se Kullës Eiffel?
Projektimi grilë i saj do të thotë se konsiston tërësisht nga mbajtëse, traversa dhe shufra; me gjithë peshën e saj 10,000 tonë, kulla nuk ndikohet në mënyrë të pafavorshme nga erërat. Edhe në shpejtësi ere 170 km/orë, maja e kullës vetëm sa anohet rreth 13 cm, ndërsa ajri që lëviz me shpejtësi vetëm sa fishkëllen përmes skeletit të kullës.
PROJEKTET E PARA U REFUZUAN
Planet për vetë ndërtimin nuk e kishin burimin nga Gustav Eiffel, por nga dy të punësuar në firmën e tij arkitekturore: Maurice Koechlin dhe Emile Nouguier.
Qyteti i Parisit dëshironte të lëvdohej duke patur kullën më të lartë në botë, e ndërtuar në kohë për hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare në 1889, dhe përvjetorin e Revolucionit Francez. Gjithsesi, Eiffel gjeti se planet e kolegëve të tij ishin shumë funksionale, dhe kështu ai pagoi arkitektin Stephen Sauvestre për t’i ripunuar ato.
Megjithëse, Eiffel konsiderohet ‘babai i kullës’ pasi ai e bëri ndërtimin të mundur. Ai ishte tashmë një inxhinier i mirënjohur, duke ndërtuar skeletin e Statujës së Lirisë në New York.
ËSHTË NJË THESAR KOMBËTAR PREJ 650 MILIARDË DOLLARËSH
Në vitin 2012, Dhoma e Tregtisë e provincës italiane Monza dhe Brianza përllogariti vlerën turistike të vendeve turistike më të famshme të Europës. Kjo bazohej në numrin e vizitorëve (shtatë milionë vizitojnë Kullën Eiffel në vit) dhe efektin tërheqës për ekonominë e vendit. Kulla Eiffel ishte në krye të listës, me një vlerë prej 650 miliardë dollarë.
Në maj 1925, monumenti iu shit një tregtari skrapi për 50,000 dollarë përmes mashtrimit. Artisti Viktor Lustig, i cili u hoq si një punonjës i Ministrisë Franceze të Postës, e bëri blerësin të besonte se Kulla Eiffel ishte gati për t’u shembur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Plani
Gruaja nga Wisconsin ka një koleksion prej 23,632 artikujsh të karakterit "Winnie the Pooh"
Futbolli është futboll
Dhimbjet e lindjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre