LAJMI I FUNDIT:

Kuleba: Vetëm maqedonasit e kuptojnë se si është të të poshtërohet identiteti

Kuleba: Vetëm maqedonasit e kuptojnë se si është të të poshtërohet identiteti

Rusia jo vetëm që e urren shtetin fqinj Ukrainën, por edhe shkatërron identitetin, gjuhën dhe ukrainase, tha ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës në një konferencë për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

“Maqedonasit ndoshta, si askush tjetër në Evropë, e kuptojnë se çfarë do të thotë të poshtërohesh për identitetin, gjuhën, kulturën e tyre. Kjo është pikërisht ajo që ne po përjetojmë për momentin. Rusia jo vetëm që urren shtetin fqinj të Ukrainës, por gjithashtu shkatërron identitetin dhe gjuhën ukrainase”, tha ai.


Në takimin me Osmanin në Kiev, Kuleba shprehu shpresën se Kuvendi i Maqedonisë do t’i njohë si gjenocid krimet ruse në Ukrainë.

“Dua të shpreh shpresën se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të marrë vendim për të njohur krimet ruse në Ukrainë si gjenocid kundër popullit ukrainas”, tha Kuleba.

Kuleba shtoi se Osmani ka vizituar Irpen mëngjesin e sotëm, “të çliruar nga pushtuesit rusë” dhe ka parë me sytë e tij se çfarë po ndodhte atje.

Përveç Ukrainës, parlamentet e Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Kanadasë i kanë etiketuar veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.

Ndryshe, nga sot është hapur sërish ambasada e Maqedonisë në Kiev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori