Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë sot në një forum diskutimi në Tiranë, të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
“Kosova shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar”, tha numri dy i qeverisë së Kosovës, duke theksuar se për të ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE, por jo nga Shqipëria.
Kuçi sqaroi se nuk ka asnjë interes në Kosovë që të shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do të tentojnë që të ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët.
Ai foli dhe për skenarët që u përfolën në media për këmbim territoresh me Serbinë dhe i cilësoi si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale dhe që s’kanë asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar, i cili sipas Kuçit, duhet të jetë i kujdesshëm dhe në pajtim me kufijtë me të cilët Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë.
“Shpeshsherë flitet deri ku shteti shqiptar mund të ndihmojë shtetin e Kosovës? Unë mendoj që mund ta ndihmojë ashtu siç e ka ndihmuar deri më tani. Por janë 3-4 çështje që ne duhet ti bëjmë vetë”, ka thënë Kuçi, përcjell Mapo.
“E para sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrekt që të themi se Shqipqria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm. E treta duhet që autoriteti i ligjvënies dhe vendimarrjes në Kosovë ti ketë duart më të lira. Por të gjitha këto raporte duhet të jenë të kujdesshme edhe në raport me unionin evropian. Të gjithë ne Kosova, Serbia edhe Shqipëria duam të hyjnë në unionin evropian”, është shprehur Kuçi.
“Të gjithë ne kemi një pjesë të mbetur etnike diku tjetër. Shqipëria ka shqiptarë jashtë saj, po ashtu Kosova, po ashtu dhe Serbia. Hyrja në unionin evropian është rruga e parë në bashkimin e këtyre pjesëve të mbetura etnike në një organizatë. Zbutja e ekstremizmave fetare, fenomen ky më pak i theksuar në Shqipëri, por më shumë në Kosovë”, u shpreh Kuçi ndër të tjera.
I pyetur nga studentët për qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama që këtu cilësohen si nacionaliste, Kuçi iu përgjigj se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë në retorikë nacionaliste.
“Ne duhet ta luajmë rolin e partneritetit. Ne kemi thënë që është shteti nënë dhe ne e kemi patur pikë reference, pikë drite, duhet të dalim me logjikën si ne që kemi shqiptar në Maqedoni kudo tjetër, duhet të japim premtime për aq sa mund t’i mbajmë. Por edhe nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë”, ka thënë Kuçi.
“Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’i ikim politikave të inatit. politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në unionin evropian. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera evropiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kurrë nuk do të kërkojmë prej Shqipërisë diçka që e dëmton shtetin shqiptar, por atë që ka kapacitet për të bërë. Edhe ne do të kërkojmë të njëjtën. Ne do bëjmë për Shqipërinë atë që nuk e dëmton kurrë, por të kundërtën do ta forcojmë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre