LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Hartimi i Kodit Civil prioritet i Qeverisë

Kuçi: Hartimi i Kodit Civil prioritet i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se hartimi i Kodit Civil është prioritet i Qeverisë.

Ai këto komente i bëri në tryezën “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave të Njeriut”, për përgatitjen e draftit të parë të Kodit Civil, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.


Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar këtë si një datë të rëndësishme që shënon hapjen e një kapitulli të ri, për faktin se tashmë ka një brumë të mirë për hartimin e Kodit Civil.

“Të gjithë ne e kemi ditur se hartimi i Kodit Civil kërkon kohë, kërkon ekspertizë dhe njëkohësisht është një proces. Unë besoj se Komisioni qeveritar e ka bërë punën e vet bashkërisht edhe me ekspertët tjerë dhe kanë bashkëdyzuar këtë punë. Tani duhet të kalojmë në një fazë tjetër, që unë do ta quaja konkretizimi i normave juridike për Kodin Civil”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Duke vlerësuar punën e mirë që është bërë deri më tash, zëvendëskryeministri Kuçi përmendi tri detyrat  kryesore. “ E para vlerësimi i ligjeve ekzistuese në Kosovë, të cilat janë nga fusha civile, qoftë ajo sendore, pronësore, familjare, trashëgimore, detyrimore dhe të tjera. E dyta, ka pasur nevojë ndoshta për modernizimin e disa prej tyre. Kur them modernizimin, është fjala për amandamentim dhe për përshtatje me direktiva të Unionit Evropian, por edhe ato që janë funksionale për Kosovën. Dhe e treta nevoja e hartimit të drafteve të reja qoftë të ligjeve për të përmbledhur në fund një Kod Civil”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, sipas të cilit hartimi i Kodit Civil do të zgjasë për disa muaj.

Duke u ndalur te baza legjislative dhe nevoja për përmirësime të mëtejme, zëvendëskryeministri Kuçi tha se ligjet në fushën penale në Republikën e Kosovës janë moderne, janë demokratike dhe janë të përfunduara. Por, tha se gjatë draftimit të Kodit Civil duhet kujdes në trajtimin sa më mirë të çështjeve civile me standardet më të larta të Unionit Evropian, por gjithmonë funksionale për Republikën e Kosovës.

“Unë jam i kujdesshëm që të mos bëjmë ligje të cilat janë vetëm futuriste e të cilat nuk do të jenë të implementueshme në vendin tonë, por po ashtu jam i kujdesshëm që duhet të lëvizim pak prej traditës. Kur them traditës, nuk e kam ndërmend traditën e para viteve ’99, por e kam ndërmend edhe traditën tonë pak edhe si vend, si popull, por edhe si ambient, në veçanti kur kemi të bëjmë me çështjet pronësore ”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, i bindur se hartimi i draftit të Kodit Civil do të jetë prioritet i Qeverisë brenda këtij mandati.

Victor Chimienti, udhëheqës i ekipit, GIZ, tha se hartimi i Kodit Civil është proces kompleks.

“Kodifikimi i një Kodi Civil modern bashkëkohor në harmoi me praktikat më të mira dhe standardet e BE-së është një prej synimeve kryesore të projektit. Pas dy viteve sfiduese të implementimit, falë bashkëpunimit të frytshëm drafti i parë është përfunduar dhe përbëhet nga katër kapituj”, tha Chimienti, duke shtuar se sistemi kosovar i të drejtës civile është përafruar me standardet evropiane dhe paraqet një të arritur të madhe.

Chimienti, më tej ka theksuar se miratimi i Kodit Civil do të forcojë sigurinë ligjore në fushën dhe kohën e re të marrëdhënieve private, e po ashtu do të ngritë ndjesinë e përgjegjësisë qytetare. “Rruga drejt Kodit Civil në Kosovë është edhe më tutje e gjatë dhe plotë sfida, por besoj se themelet janë të forta dhe të shëndosha dhe vazhdimi i mbështetjes nga BE-ja është e garantuar”, tha ai.

Në emër të Zyrës së BE-së, Tomas Njoki, duke shprehur mirënjohje për sistemin ligjor të Kosovës dhe hartimit të Kodit Civil, tha se miratimi i tij do të përmirësoj gjendjen e grave në Kosovë, duke konfirmuar parimin se gratë duhet të trajtohen barabartë. “Në veçanti kjo u siguron atyre të drejtat për të trashëguar pronë, regjistrimin e pronës, ndarjen e barabartë të pronës bashkëshortore, e po ashtu siguron mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve”, Njoki. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori