LAJMI I FUNDIT:

Kubëzohen disa rrugë në tri fshatra të Rahovecit

Kubëzohen disa rrugë në tri fshatra të Rahovecit

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, po vazhdojnë punimet për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me kubëzimin e rrugëve-rrugicave në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat Celinë, Hoçë e Vogël, Brestoc dhe Retij e Poshtme.

Në qytetin e Rahovecit, kubëzimi është duke u bërë përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit”, në kuadër të këtij projekti deri me tani janë kubëzuar rreth 15 rrugë-rrugica, në fshatin Celinë, janë planifikuar të kubëzohen 11 rrugë dhe gjatë vitit 2016 janë përfunduar 5rrugë , ndërsa punimet janë duke vazhduar edhe për kubëzimin e 6 rrugëve të tjera të këtij fshati.


Punimet janë duke vazhduar edhe në kubëzimin e rrugëve në fshatin Brestoc, ku janë të planifikuara të kubëzohen 9 rrugë, ndërsa në fshatin Retij të Poshtme, është duke u punuar për kubëzimin e 2 rrugëve, kubëzimi i rrugëve është duke u bërë edhe në fshatin Hoçë e Vogël. /Telegrafi/