LAJMI I FUNDIT:

Ku NUK DUHET ta vendosni qumështin në frigorifer!

Ku NUK DUHET ta vendosni qumështin në frigorifer!

Jeni mësuar që qumështin ta mbani në frigorifer, mirëpo çështja është se a e vendosni në mënyrën e duhur.

Qumështi është vetëm njëri ndër produktet, i cili nëse nuk ruhet në mënyrë adekuate, mund të shkaktojë shumë telashe në procesin e tretjes, të cilat nuk janë aspak të padëmshme.


Vendosja e qumështit në pjesën e sipërme (kur ngrirja është poshtë) të frigoriferit, ku temperatura është më e lartë, nuk rekomandohet nga ekspertët.

Ata këshillojnë që, për ushqimet të cilat kanë një farë rrezikshmërie, si qumështi apo mishi, zgjedhja ideale do të ishte në pjesën pranë ngrirjes.

Në këtë mënyrë ka më pak rrezik që në këto produkte të rriten bakteret e dëmshme, që mund t’i bëjnë këto ushqime të rrezikshme për t’u konsumuar.

Qumështi duhet të mbahet mundësisht në një shishe qelqi të mbyllur, sepse ai ka tendencë të marrë aromat e ushqimeve të tjera. Normalisht është e preferueshme që qumështi të konsumohet i freskët, brenda datës së skadencës.

Ndërsa kosi duhet të ruhet në një zonë jo shumë të ftohtë dhe po ashtu si qumështi ai duhet të mbahet në një enë të mbyllur. /Telegrafi/

o-CLEAN-FRIDGE-facebook

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori