Ku do të uleshit në takim? Zgjedhja juaj zbulon sekretet e karakterit dhe mënyrën si mendoni

Mjafton të zgjidhni një karrige në tavolinë dhe testi tregon nëse jeni lider, vëzhgues, diplomat apo person që sfidon autoritetin. Përgjigjja mund t’ju befasojë
Shpesh në jetë ndodhin situata në të cilat reagojmë pothuajse instinktivisht, pa menduar shumë dhe pikërisht në ato çaste zbulojmë më së shumti për veten. Njëra prej tyre është edhe kur hyni në një dhomë dhe pothuajse automatikisht zgjidhni ku do të uleni. Duket si gjë e vogël, por zgjedhja e vendit në tavolinë mund të tregojë shumë më tepër për personalitetin tuaj sesa mendoni.
Ndoshta e keni vërejtur se gjithmonë një karrige ju duket “e duhura”, më e sigurt, më afër, më diskrete ose thjesht më natyrale. Kjo nuk është rastësi. Pas vendimeve të tilla shpesh qëndrojnë modelet e sjelljes, mënyra e të menduarit dhe raporti ndaj autoritetit.
Bëjeni këtë test të shpejtë dhe zbuloni çfarë tregon zgjedhja juaj për ju.
Zgjidhni vendin tuaj në tavolinë
Paramendoni se hyni në një takim me shefin dhe ekipin. Shikoni tavolinën dhe zgjidhni vendin pa menduar shumë. Cilën karrige zgjidhni?
Mos e analizoni tepër – përshtypja e parë është më e sakta, transmeton Telegrafi.

Karrigia 1 – bashkëdrejtuesi
Nëse zgjidhni këtë vend, ju nuk kërkoni vetëm një karrige – kërkoni rol.
Ju tërheq qendra e ngjarjeve dhe natyrshëm pozicionoheni si mbështetje për udhëheqësin. Hierarkia nuk ju pengon, por ju jep qartësi. Jeni person që ruan qëndrueshmërinë kur gjërat bëhen të paparashikueshme.
Karrigia 2 – zona e ekuilibrit
Zgjedhja juaj tregon nevojë për baraspeshë.
Dëshironi të jeni të informuar dhe të përfshirë, por pa ekspozim të tepërt. Nga natyra jeni diplomat, e kuptoni situatën, por ruani distancën. Qetësia dhe komunikimi i qëndrueshëm janë përparësi për ju.
Karrigia 3 – i urti i heshtur
Nuk flisni vetëm për të marrë pjesë.
Jeni person që vëzhgon, dëgjon dhe analizon. Kur përfshiheni, fjala juaj ka peshë. Forca juaj qëndron te qetësia dhe aftësia për t’i parë gjërat nga një këndvështrim më i gjerë.
Karrigia 4 – vlerësuesi i brendshëm
Nëse zgjidhni këtë vend, jeni person që vë në dyshim.
Jeni analitik dhe i dalloni lehtë mangësitë. Nuk hezitoni të jepni mendim ndryshe, edhe kur nuk është popullor. Për ju e vërteta ka më shumë rëndësi se rehatia.
Karrigia 5 – kundërshtari i drejtpërdrejtë
Ulja përballë shefit tregon vetëbesim.
I shprehni hapur qëndrimet dhe nuk i zbutni ato. Ju pëlqen debati me argumente dhe nuk tërhiqeni kur situata bëhet e tensionuar. Jeni njeri që flet troç.
Karrigia 6 – detektivi i heshtur
Nëse zgjidhni fundin e tavolinës, jeni vëzhgues.
I lexoni shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk flisni shumë, por përcillni me kujdes gjithçka që ndodh. Kur flisni, zakonisht jeni i menduar dhe i saktë.
Karrigia 7 – pjesëmarrësi strategjik
Nuk e shpërdoroni energjinë.
Zgjidhni kur do të përfshiheni dhe çfarë do të thoni. Jeni i përqendruar dhe nuk merrni pjesë në diskutime boshe. Qasja juaj është racionale dhe e orientuar drejt qëllimit.
Karrigia 8 – shpirti i ekipit
Ju sillni ndjenjë në hapësirë.
E dalloni lehtë gjendjen emocionale të të tjerëve dhe dini ta relaksoni atmosferën. Njerëzit ndihen mirë pranë jush, ndërsa dinamika e ekipit ka rëndësi të madhe për ju.
Karrigia 9 – nxënësi i përkushtuar
Afërsia me autoritetin ju jep siguri.
Ju pëlqen drejtimi i qartë dhe mentorimi. Jeni i hapur për të mësuar dhe përparuar, dhe funksiononi më së miri në mjedis të strukturuar me rregulla të qarta.
Në fund, është me rëndësi të kujtohet se nuk ekziston zgjedhje “e drejtë” ose “e gabuar”. Çdo vend bart tipare të caktuara që mund të jenë përparësia juaj në situata të ndryshme.
Sepse ndonjëherë edhe zgjedhjet më të thjeshta, si vendi ku uleni, tregojnë më së shumti se kush jeni në të vërtetë. /Telegrafi/




















































