LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në rigjykim i rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, Haxhiu: Vendime të tilla shtyjnë edhe të tjerët të kryejnë veprime kriminale

Kthimi në rigjykim i rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, Haxhiu: Vendime të tilla shtyjnë edhe të tjerët të kryejnë veprime kriminale
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që rasti i vrasjes së Marigona Osmanit të kthehet në rigjykim, tha se veprime të tilla të sistemit të drejtësisë shtyjnë edhe të tjerët të kryejnë veprime të tilla.

“Nesër është paralajmëruar protesta për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit, që e kthen në rigjykim rastin e vrasjes mizore të Marigona Osmanit, që konsideroj se, që nga koha e pasluftës, ka pasur vrasje në Kosovë. Mirëpo, kjo konsiderohet që është më e rënda, për shkak të mënyrës se si është kryer vrasja e të ndjerës. Prandaj, kthimin në rigjykim i rastit tillë, sigurisht që unë sërish do të kritikohem që po komentoj vendime të gjykatës që po ndërhyj në drejtësi. Por, e kam thënë dhe e përsëris sërish, sa herë kemi vendime të tilla të gjykatave, unë do ta ngris zërin, sepse konsideroj që është tepër e rëndësishme që edhe si qytetare e këtij vendi, edhe si nënë, si grua, si ministre e Drejtësisë po ashtu, të adresoj padrejtësitë që bëhen nga vetë sistemi. Dhe, kam përshtypjen që veprimet e tilla nga sistemi i drejtësisë konsideroj që i shtyn të tjerët që të bëjnë veprime kriminale, sepse kur të ledhaton sistemi me vendime të tilla, atëherë natyrisht që kjo është shtytje për edhe për të tjerët, por edhe për personat që për momentin mbahen në masën e paraburgimit”, tha Haxhiu, për ATV.


Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Lexo po ashtu Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Në anën tjetër, ajo tha se është e papranueshme se si gjykatat së pari marrin vendime në bazë të presionit.

“Pavarësisht që ka reagime qytetare, duhet të gjitha rrethanat të sqarohen dhe secili si me thënë argumentim i gjykatës pat të jetë i bazuar”, tha Haxhiu.

Ajo thotë se probleme ka shumë në sistemin e drejtësisë, por se ato duhet të adresohen dhe përgjegjësinë e bartë sistemi i drejtësisë.

“Kemi raste të shumta, por ka qenë edhe së fundi një prej rasteve kur dikush është dënu me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme e liron komplet nga përgjegjësia penale. Pra, këtu probleme ka shumë. Ky problem duhet të adresohet dhe këtu përgjegjësinë e bartë vetë sistemi i drejtësisë”, tha Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori