LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në rivendosje çështja ndaj 39 të pandehurve

Kthehet në rivendosje çështja ndaj 39 të pandehurve

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosura sipas ankesave, e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.03.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara, kërkesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e 39 personave.

Çështja penale i është kthyer të njëjtës gjykatë për rivendosje.


“Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Q.M., H.D., V.G., Q.S., I.R., M.N., M.K., H.M., F.H., D.B., A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q., M.C.-Sh., I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ,dyshohen për shkak të veprës penale ‘Krim i organizuar’ nga neni  274 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me “Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit zyrtar” nga neni 339 i te njëjtit kod. Ndërsa  B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A. dhe A.S., për veprën penale ‘Krim i organizuar’ lidhur me ‘Keqpërdorim i autorizimit në ekonomi’, nga neni 236 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave, vlerësoi se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë, duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, pasi i njëjti përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e të cilat si pasojë tërheqin edhe shkeljet e ligjit penal dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori