LAJMI I FUNDIT:

KSHZ sot do të konfirmoj radhitjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale

KSHZ sot do të konfirmoj radhitjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale

Gjatë ditës së sotme do të konfirmohet radhitja e kandidatëve në listën e votuese për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski konfirmoi se deri tek komisioni kanë arritur tre kandidatura dhe të gjithë kanë dorëzuar  minimum 10 mijë nënshkrime.


Derkoski u bëri thirrje kandidatëve që të jenë të përmbajtshëm nga ngjarjet dhe deklaratat publike deri më 1 prill, ditën kur edhe fillon fushata.

Dje në KSHZ u dorëzuan nënshkrimet e kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, ndërsa më herët kandidaturën e tij e ka paraqitur Blerim Reka./Telegrafi/