LAJMI I FUNDIT:

Kryhen 11 intervenime të vështira kirurgjike në Kirurgjinë e fëmijëve

Kryhen 11 intervenime të vështira kirurgjike në Kirurgjinë e fëmijëve
Feet of Sick Newborn Wrapped in Blankets

Në dhjetë ditët e fundit janë kryer njëmbëdhjetë intervenime të vështira kardiokirurgjike në Kirurgjinë e fëmijëve të moshës nën gjashtë mujore në Maqedoni, me një peshë mesatare prej tre kilogramëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Intervenimet me një kohëzgjatje prej 11 deri 14 orë janë kryer nga mjekë amerikanë së bashku me ata maqedonas, të cilët sot janë takuar me ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Nga këto intervenime, pothuasje gjysma e tyre është kryer vetëm nga mjekët vendas, nën mbikqyrjen e atyre amerikanë, që nënkupton se cilësia e mjekëve vendas është rritur, ndërkaq ministri Todorov, duke iu falenderuar asistencës amerikane, shtoi se vdekshmëria në klinikë është nën mesataren evropiane që e vendon kirurgjinë e fëmijëve në nivel të lartë cilësie./Telegrafi/