LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

Në kryeqytetin e Kroacisë përfundoi greva katërditore e punëtorëve të pastrimit, “Çistoça”, e cila gjë kishte bërë që disa pjesë të qytetit të kundërmonin nga mbeturinat.

Reklama

Pas marrëveshjes me kompaninë shtetërore të pastrimit, kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviq, iu bashkua punëtorëve dhe filloi të pastronte rrugët.

Tomaseviq, i veshur me kostum pune, publikoi një video në rrjetet sociale duke thënë se gjatë orëve të ardhshme do të marrë pjesë në mbledhjen e mbeturinave së bashku me punëtorët.

“Dua të kalojë disa orë me punëtorët, prandaj jam veshur kështu. Dua të shoh për së afërmi punën e tyre në terren, pra orët e ardhshme jam në terren”, tha kryetari i Zagrebit.

“Punëtorët më kërkuan të vijë dhe erdha, do të kisha punuar gjithë turnin, por duhet të kthehem në seancën e kuvendit komunal”, shtoi Tomaseviq.

Lëvizja e kryebashkiakut u kritikua menjëherë nga përfaqësuesit e opozitës në këshillin e qytetit të Zagrebit, duke e akuzuar atë për populizëm. Të tjerë i thanë se duhet të qëndronte përgjithmonë në pozicionin e pastruesit të rrugëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo

U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo

Evropa
E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

Evropa
Ushtria amerikane publikon videon e incidentit, destrojeri kinez ia prenë rrugën një anijeje amerikane në ngushticën e Tajvanit

Ushtria amerikane publikon videon e incidentit, destrojeri kinez ia prenë rrugën një anijeje amerikane në ngushticën e Tajvanit

Azia
Pjesëtarët e Wagnerit zënë rob nënkolonelin rus, pretendojnë se urdhëroi vendosjen e minave për t’i hedhur në erë luftëtarët e Prigozhinit

Pjesëtarët e Wagnerit zënë rob nënkolonelin rus, pretendojnë se urdhëroi vendosjen e minave për t’i hedhur në erë luftëtarët e Prigozhinit

Evropa
Kontrata e publikuar nga Sky News, kjo është prova e parë që Irani po i shet Rusisë municion për luftën në Ukrainë

Kontrata e publikuar nga Sky News, kjo është prova e parë që Irani po i shet Rusisë municion për luftën në Ukrainë

Evropa
Ishte shpallur vrasësja më e keqe serike në Australi, falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Ishte shpallur vrasësja më e keqe serike në Australi, falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Australia
Kalo në kategori