LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Vitisë: Projekti i AVUK-ut për qentë endacak ka dështuar

Kryetari i Vitisë: Projekti i AVUK-ut për qentë endacak ka dështuar

Qentë endacak në Kosovë, ende paraqesin rrezik për qytetarët, pasi numri i tyre është shtuar dukshëm në terren.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini e paraqiti këtë problem si shumë shqetësues, si dhe ankesat direkte i drejtoi tek  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).


Haliti tha se ishte një ndër kryetarët e komunave më të zëshëm sa i përket implementimit të projektit të qenve endacak vitin e kaluar nga ana e AUVK-ut.

Ai tha se me këtë projekt AUVK-u ka dështuar plotësisht, pasi ky projekt sipas tij duhej të decentralizohej, transmeton Telegrafi.

“Kam qenë njëri nga kryetarët që kam reaguar kur ka filluar implementimi i projektit të qeneve endacak. E kam dit që ai projekt nuk do të jetë i suksesshëm. Kam kërkuar që ai projekt të implementohet nga komunat dhe të decentralizohet si projekt, të kësaj dukurie shumë negative. Qentë endacak gjithë Kosovën e kanë kapluar. Trajtimi ish dashur të bëhet nga Komuna, pasi e dimë problematikën shumë mirë. Agjencioni i veterinarisë ka dështuar në këtë drejtim, dhe sigurisht ata nuk na thërrasin sepse e din që kemi shumë kritika ndaj tyre… Ky problem i rrezikon qytetarët edhe sigurisht nga ndonjë epidemi. Qentë endacak kur janë të uritur rrezikojnë dhe në forma tjera. Agjencioni i veterinës ka përgjegjësi morale që të reagojë në këtë drejtim. Komunës duhet t’ia japin përgjegjësin për zgjidhjen e problemit”, ka thënë Haliti.

Ndërsa, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), Lamir Thaçi, gjatë këtij emisioni tha se projekti vitin e kaluar ishte si formë emergjente deleguar nga Qeveria e Kosovës, për t’i ndihmuar komunat në trajtimin e qenve endacak, pasi siç tha ai kjo përgjegjësi ju takon komunave.

Ai tha se për momentin AUVK-u është në e hapjen e tenderit për kontraktimin e praktikave veterinare për të vazhduar punën që kanë pasur në vitin 2018.

“Sigurisht që disa komuna kanë filluar punën në mënyrë vetanake që të zhvillojnë projekte për trajtimin e qenve endacak. Kjo është punë që duhet të kryhet nga të gjitha komunat. Vitin e kaluar si masë emergjente nga qeveria, na ka deleguar si kompetencë për të ju dal në ndihmë komunave. Shpresojmë që ta bëjmë edhe këtë vit, por gjithmonë duhet pasur parasysh që kjo kompetencë ju takon komunave. Ata e din që në bazë të ligjit ata duhet të intervenojnë. Ne shpresojmë që edhe këtë vit duhet të ju dalim në ndihmë dhe komunat do të vazhdojnë me trajtimin e tyre”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori