LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Preshevës: I thashë sot Thaçit se i ka hyrë një pune me përgjegjësi të lartë!

Kryetari i Preshevës: I thashë sot Thaçit se i ka hyrë një pune me përgjegjësi të lartë!

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se shqiptarët në Serbi janë minoriteti më i diskriminuar në Evropë.

Ai në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ideja për kufijtë nuk është e Thaçit por e shqiptarëve të Preshevës që nga viti 1992.


Arifi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duhet të harrohen, sepse kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Kosovën, por ata kanë tri kushte për Kosovën.

“Kushti i parë është që Lugina e Preshevës nuk duhet të copëtohet, kushti i dytë është që marrëveshja e mundshme për kufijtë duhet të ketë mbështetje ndërkombëtare dhe kushti i tretë është se nuk duhet të preket uniteti i Kosovës”, deklaroi Arifi duke thënë se kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën nuk duhet të shkel këtu tri parime.

I pari i Preshevës ka thënë se ata janë për bisedime për kufijtë, por jo me shkëmbim territoresh.

“Duhet të bisedojmë dhe negociojmë për këtë çështje, nuk duhet të paragjykojmë se kufijtë ndryshohet vetëm me luftë, pasi unë jam rritur në një shtet siç është Gjermania, që u bashkua pa luftë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Arifi ka thënë se nëse dikush do me luajt me ndjenjat e shqiptarëve të Preshevës ata “i vraftë buka”.

“I thashë sot Thaçit se ju i keni hyrë një pune me përgjegjësi të lartë, sepse po ngrisni shpresat te popullsia jonë, është përgjegjësia juaj”, deklaroi ai duke thënë se kërkesa për bashkim me Kosovën nuk është e domosdoshme, por me rëndësi të bisedohet.

“Kosova është me rëndësi të jetë pjesë e OKB, BE dhe të ketë zhvillim ekonomik, edhe nëse ne mbesim nën Serbi”, tha më tej ai.

Arifi tha se kërkesa e opozitës kosovare për një seancë për ekipin negociator është një “farsë”, sepse ata e kanë ditur se nuk i kanë numrat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori