LAJMI I FUNDIT:

Rudari: Dy pacientë me COVID-19 u shëruan plotësisht, të largohen nga karantina Dumnica e Llausha

Rudari: Dy pacientë me COVID-19 u shëruan plotësisht, të largohen nga karantina Dumnica e Llausha

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari thotë se janë shumë të lumtur që dy pacientët e prekur me COVID-19 nga Komuna e Podujevës janë shëruar plotësisht.

Rudari, për RTV Dukagjini thotë se tashmë duhet rishqyrtuar çështja e karantinimit për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.


“Do të mjaftonte vetëm masa e izolimit për familjen e prekur nga coronavirusi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se disa mjekë dhe infermierë që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e parë janë në pritje të rezultateve pasi mostrat janë dërguar.

“Ata kanë qenë mjekë në ndërrim në datën kur të infektuarit e parë kanë kërkuar ndihmë. Po të kishin qenë të infektuar tashmë do të kishin simptomat e para. Por shpresojmë se do të dalin negativ”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë pasi thotë se një ekip të mjekëve e kanë në Merdare dhe nevojat për mjete mbrojtëse janë të mëdha.

“Ministria na ka sjellë pak ndihma por ato janë shumë të pakta në krahasim me nevojat që kemi”, deklaroi ndër të tjera Nexhmi Rudari./Telegrafi/