LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Novobërdës dënohet për keqpërdorim të detyrës

Kryetari i Novobërdës dënohet për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Svetislav Ivanoviq, duke i shqiptuar dënim prej 3.000 euro gjobë.

“I akuzuari me datë 15.11.2017, në kohë të pacaktuar, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për personin juridik, Shoqata e Gjuetarëve “Kalaja” në Novobërdë dhe shkaktimit të dëmit Komunës së Novobërdës, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, si dhe ka shkelur të drejtat e personit juridik Shoqata e Gjuetarëve “Ujku”, në kundërshtim me Ligjin nr. 02/L-53 dhe udhëzimin administrativ 10/2007, si dhe vendimin e datës 07.11.2017 të Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë, duke nxjerrë njoftimin me nr. 08/666, ashtu që për vitet 2017/2018, Shoqatës se Gjuetarëve “Kalaja”, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e Komunës së Novobërdës, duke i mundësuar përfitim material në shumën prej 11.260,00 euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Po ashtu, në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim një zyre në objektin e Komunës së Novobërdës, me ç’rast i ka shkaktuar dëme material në vlere 960,00 euro, ndërsa dëmi në vlerën e përgjithshme është 12.220,00 euro.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues, për të akuzuarin, duke i shqiptuar dënim prej 150 ditë burgim, por pas shpalljes së aktgjykimit me kërkesën e palës dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori