LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, takon kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, takon kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim kryetarët e rizgjedhur dhe ata të posazgjedhur të shtatë Lidhjeve Rajonale të Futbollit.

Me këtë rast, presidenti Ademi u uroi punë të mbarë kryetarëve  Ismajl Ajeti (LRF e Prishtinës), Mirsad Çollaku (LRF e Prizrenit), Avdi Gashi (LRF e Pejës), Malazog Hoxha (LRF e Gjilanit), Afrim Haliti (LRF e Ferizajt), Bardhec Seferi (LRF e Mitrovicës) dhe Agim Nura (LRF e Gjakovës) dhe u kërkoi që të jenë syçelë dhe kooperativë me ekipet dhe regjionet e tyre.


Njëkohësisht u dakorduan që të kompletohen me gjërat që ju nevojiten për një funksionim sa më të mirë.

Tash e tutje Lidhjet Rajonale të Futbollit do të kenë më shumë kompetenca se sa që kishin deri tani, e ato do të jenë më të theksuara sidomos tani me rritjen e numrit të klubeve në regjione.

Menaxhimi i Ligës së Tretë, Ligës së të rinjve, por edhe komisionet e garave janë disa nga kompetencat shtesë të regjioneve.

LRF-të do të jenë gjithmonë afër për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat që i kanë klubet dhe shkollat e futbollit, sidomos për infrastrukturë.

Presidenti Ademi theksoi se bashkërisht me LRF-të do të përkujdesen në arritjen e qëllimeve dhe realizimin e strategjisë së re të FFK-së. Në fund të këtij takimi atyre iu dhurua nga një stemë e FFK-së në shenjë të aprovimit në vendet e tyre të punës.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori