LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:00.


Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  • Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  • Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
  • Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,
  • Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori