Ditë më parë, pas humbjes së pësuar nga Besa 1-3, trajneri i skuadrës kishte deklaruar se skuadra do të largohet nga gara, sepse sipas tij: “Nuk ia vlen të vazhdohet në këtë futboll të pistë, prandaj kemi vendosur të tërhiqemi nga garat. Më mirë të luajmë për qejf, sesa t’i durojmë këto padrejtësi”.

Megjithatë, kryesia e klubit, pas mbledhjes sot (e martë) ka vendosur që të vazhdojë garat.


“Ndoshta dikujt do t’i konvenonte që klubi jonë të tërhiqet nga garat dhe lojtarët tanë të mbesin rrugëve, të mbesin pa të ardhura 40 familje në këtë kohë krize që ka kapluar vendon tonë dhe ku çdo qytetari i duhet një vend pune për të mbijetuar”, thuhet fillimisht në komunikatën e dërguar nga Hajvalia, transmeton Koha.net.

“Por, ne si klub futbolli duke iu falënderuar donatorëve tanë të cilët pa kurrfarë përfitimi mbështesin klubin tonë, kemi arritur që të sigurojmë të ardhura për këto 40 familje”, vazhdon komunikata.

“Ne sot u takuam edhe me zyrtarët e FFK-së, nga të cilët kërkuam që të ndërmerren masa ndaj referëve, të cilët janë duke e dëmtuar rëndë futbollin e Kosovës, e posaçërisht ndaj referëve të cilët referuan ndeshjen e luajtur të dielën ndaj KF Besës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

“Pas takimit me krerët e FFK-së, kryesia e klubit ka vendosur që klubi ‘Hajvalia’ të vazhdojë edhe më tutje garat në Superligën e Kosovës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

telegrafi sport app