Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka sqaruar në një intervistë për Telegrafin, për atë se si mund të ndodhë që numri i votuesve të jetë më i madh se numri i banorëve.

Sipas tij, mund të duket paradoksal një raport i tillë i numrave, “por kjo vjen për shkak se numri i votuesve është më i madh se numri i banorëve”.

“Nuk duhet të harrojmë se gjatë regjistrimit të popullsisë, nuk janë përfshirë ata që nuk jetojnë në Kosovë. Ndërkaq në listat e votuesve figurojnë edhe ata që kanë dokumente që dëshmojnë se janë shtetas të Kosovës”, ka thënë Halimi./Telegrafi/