LAJMI I FUNDIT:

Kryeredaktori i “Novaya Gazeta”: Shpresoj të mos përballemi më kurrë me një Putin tjetër

Kryeredaktori i “Novaya Gazeta”: Shpresoj të mos përballemi më kurrë me një Putin tjetër

Në Rusi këto ditë është e pamundur të jesh gazetar, sepse tema numër një është lufta dhe pasojat e saj në Ukrainë, por edhe për Rusinë, e cila është plotësisht e ndaluar nga autoritetet ruse për më shumë se një vit, tha në një intervistë ekskluzive për The Geopost, Kiril Martinov, kryeredaktori i portalit Novaya Gazeta.

Ai theksoi se në vetëm 10 ditë pas fillimit të pushtimit brutal të Ukrainës fqinje, autoritetet ruse ndaluan çdo media të pavarur në Rusi, si dhe shkatërruan qindra media të pavarura, rajonale dhe kombëtare.


“Qindra gazetarë profesionistë rusë me një audiencë të madhe, njerëz të pavarur, ata e gjejnë veten jashtë vendit këto ditë vetëm sepse qeveria ruse ka vendosur këtë lloj censurimi ushtarak, sepse nëse ndonjëherë flisni për luftën, thjesht mund të përsërisni atë që propaganda dhe burime zyrtare thonë dhe ata nuk janë vetëm pjesë e konfliktit, janë gënjeshtarë, kanë gënjyer që në fillim”, theksoi ai.

Martynov shtoi se Rusia ka nevojë për politikanë të pavarur për të frymëzuar njerëzit dhe për t’i bërë ata të hapin sytë dhe të shohin të vërtetën e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe pasojat e saj.

“Shpresoj se nuk do të përballemi më kurrë në jetën tonë me një Putin tjetër, një ludhëheqës tjetër, një Stalin tjetër, një car tjetër, cilido qoftë ai. Por sigurisht është e mundur, e kjo do të ishte e ardhmja më e keqe për vetë Rusinë dhe përsëri për fqinjët e Rusisë dhe Evropës”, tha Martinov.

Intervista e plotë:

Ju jeni gazetar, si është të jesh këto ditë gazetar në Rusi dhe të jesh kundër Putinit?

MARTINOV: Kam kënaqësinë të flas me ju, sinqerisht, është e pamundur të jesh gazetar në Rusi këto ditë sepse tema numër një që është më e rëndësishmja, lufta dhe pasojat e saj në Ukrainë, por edhe për Rusinë, është plotësisht e ndaluar nga autoritetet ruse për më shumë se një vit dhe kjo është arsyeja kryesore pse e gjejmë veten në mërgim.

Qindra, dhe ky është një numër real, qindra gazetarë profesionistë rusë me audiencë të madhe, me mendje të pavarura, ata e gjejnë veten jashtë vendit këto ditë vetëm sepse qeveria ruse vendosi këtë lloj censurimi ushtarak, sepse nëse ndonjëherë flisni për luftë, mundeni të përsërisni vetëm atë që ka thënë propaganda dhe burime zyrtare dhe ata nuk janë vetëm pjesë e konfliktit, janë gënjeshtarë, kanë gënjyer që në fillim.

Kur punoja ende në Rusi, në Moskë gjatë javës së parë të luftës, për shembull, i paraqita një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes Ruse “Sa ushtarë keni humbur tashmë?” dhe ata thjesht nuk u përgjigjën, nuk japin asnjë numër të viktimave në ushtrinë ruse, edhe nëqoftëse një gazetar rus pyet zyrtarisht.

Pra, ata thjesht ndaluan së dhënuri informata për ndonjë humbje reale dhe mbështesin vetëm disa gjëra propagandistike dhe ky është realiteti i këtij vendi, sepse mendoj se lufta nuk ishte aq e popullarizuar që në fillim sepse miliona njerëz erdhën tek ne për të lexuar lajme të vërteta për luftën dhe pas kësaj, vetëm në 10 ditë pas fillimit të luftës, ata ndaluan totalisht çdo media të pavarur në Rusi, shkatërruan qindra media të pavarura, në nivel rajonal dhe kombëtar.

A besoni se pas Putinit do të vijë një Putin tjetër dhe a ka opozita ruse fuqi të mjaftueshme për të bërë ndonjë ndryshim?

MARTINOV: Shpresoj që Rusia të mos jetë një e burgosur e historisë së saj, kjo do të thotë se do të ishte shumë e vështirë të shmangej ky skenar ku qeveria e ardhshme pas Putinit do të jetë një Putin tjetër më i ri dhe gjithçka do të jetë si një rreth tjetër i historisë, por mendoj se kemi shansin për të shmangur këtë dhe një nga arsyet pse mendoj se e kemi këtë shans është se kjo luftë ishte e madhe për sa i përket nivelit të krimeve të luftës nga njëra anë dhe qasjes të informacionit në anën tjetër.

Kështu që, për shembull, nëse ulni nivelin i censurës në vend, kjo do të provokonte menjëherë një diskutim të madh, pse e gjithë kjo mund të jetë e mundur, njerëzit fillojnë të pyesin njëri-tjetrin, çfarë keni bërë gjatë luftës dhe pse e keni bërë këtë dhe mendoj se kemi një konflikt të madh të brendshëm brenda Rusisë dhe do të jetë shumë e vështirë të prodhohet një tjetër i ashtuquajtur udhëheqës kombëtar pas këtij konflikti. Unë sinqerisht besoj se nuk do të kemi udhëheqës kombëtar në ndonjë pozitë zyrtare të paktën.

Ne kemi nevojë për disa politikanë të pavarur për të frymëzuar njerëzit dhe për t’i bërë njerëzit të hapin sytë dhe të shohin të vërtetën për këtë luftë dhe pasojat e saj, por shpresoj se ne kurrë nuk do të përballemi prap me një Putin tjetër në jetën tonë, një lider tjetër, një Stalin tjetër, një Car tjetër, çfarëdo qoftë ai. Por sigurisht se edhe kjo është e mundur, por, mendoj se do të jetë e ardhmja më e keqe për vetë Rusinë dhe përsëri për fqinjët e Rusisë dhe Evropës.

Pse Putin ka interes për Serbinë që dëshiron të krijojë telashe në shtetet e tjera?

MARTINOV: Me sa mund t’i kuptoj këta njerëz si Putini dhe rrethi i tij i ngushtë rreth tij, ata ndajnë këtë lloj botëkuptimi në të cilin ka disa fuqi të mëdha si SHBA, Kina me siguri dhe Rusia dhe këto fuqi të mëdha duhet të ndajnë të gjithë botën në sfera të ndikimit, dhe nëse nuk punon për presidentin Putin, kjo do të thotë se je spiun amerikan ose ndoshta spiun kinez, por është e vështirë të imagjinosh që ti dhe unë të jemi spiunë kinezë, neve nuk na pëlqen diktatura.

Por ai vërtet beson se njerëzit anembanë botës, shtetet, nuk kanë vullnetin e tyre, ato janë vetëm kukulla të disa fuqive të mëdha, kështu që ata besojnë se duhet të kontrollojnë Serbinë për shembull, dhe nëse disa vende fqinje janë kundër këtij kontrolli, kjo do të thotë se ata janë armiq, ata janë të kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara, ato janë kukullat e tyre dhe ju duhet t’i shkatërroni ato.

Ky është botëkuptim shumë i marrë dhe shumë arkaik, këta njerëz thjesht nuk kanë arsimim, ata mendojnë se jetojnë në shekullin e 19-të, me perandori të mëdha që ndajnë dhe zotërojnë të gjithë botën. Kjo është në thelb ajo që ata duan dhe ata vërtet besojnë se nëse ju ose unë bëjmë diçka, kjo do të thotë se dikush na kontrollon dhe se të gjithë njerëzit janë shërbëtorë të liderëve të mëdhenj si presidenti Putin, dhe nëse jeni kundër tij, kjo do të thotë se jeni armik dhe e njëjta gjë është edhe për shtetet./The Geopost/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori