LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Isufaj takon homologun Abazi, biseduan për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit

Kryeprokurori Isufaj takon homologun Abazi, biseduan për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeprokurori, Islam Abazi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e të dy prokurorive përkatëse, me theks në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Tutje në njoftim thuhet se bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rishikimin e organizimit të institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në rajon.

“Kryeprokurori Isufaj, të pranishmit i ka njoftuar me punën dhe funksionimin e Prokurorisë Speciale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij.

Delegacioni i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Maqedonisë së Veriut, është pritur në takim edhe nga U.D”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se me kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

“Të pranishëm në këto takime ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të cilët mundësuan realizimin e këtyre takimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori