LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze e bindur se parlamenti do të mbështet ndërtimin e një gardhi në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë

Kryeministrja finlandeze e bindur se parlamenti do të mbështet ndërtimin e një gardhi në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, thotë se është e bindur se ekziston mbështetja e madhe brenda parlamentit për ndërtimin e një gardhi në kufirin mes Finlandës dhe Rusisë.

Ndërtimi i një gardhi në kufi, është propozim i rojeve kufitare të Finlandës, transmeton Telegrafi.


“Është çështje e sigurimit të mbikëqyrjes së duhur të kufirit lindore të Finlandës”, tha kryeministrja finlandeze para gazetarëve, para se të fillonte një takim me grupet parlamente lidhur me çështjen e një gardhi kufitar.

Rojet kufitare të Finlandës kishin propozuar më herët mbulimin e pjesës që përfshin 1340 kilometra të kufirit që Finlanda e ndanë me Rusinë, që është linja më e gjatë nga të gjitha vendet anëtarë të BE-së.

Konsiderojnë se kjo do t’i ndihmojë në parandalimin e emigrimit masiv dhe ilegal. E sipas ekspertëve, ky gardh do të duhej të ishte 260 kilometra i gjatë, dhe do të mbulonte zona që janë identifikuar si me rrezik të madh për emigrim ilegal nga Rusia.

Pjesët kryesore të gardhit do të duhej të ngriteshin në juglindje të Finlandës, ku po zhvillohet shumica e tregtisë nga Rusia. Por disa pjesë sigurisht se do të ndërtohen edhe rreth vijës kufitare në veri.

Ndërtimi i gardhit do të duhej të zgjaste deri në katër vite dhe pritet të kushtojë disa qindra milionë euro, shkruan agjencia finlandeze e lajmeve STT. E mediat e atjeshme raportojnë se këtë projekt e mbështesin partitë e koalicionit qeverisës si dhe nga opozita. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori