LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri takon Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri takon Auditorin e Përgjithshëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.


Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë.

Ai, po ashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet. /Telegrafi/