LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen tjerët

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen tjerët

Sllovenia gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ka arritur ta rikthej termin “perspektivë anëtarësimi”. Ai term ka zëvendësuar termin e mëparshëm “perspektiva evropiane”, që u referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesës Evropës Lindore, kështu të paktën pretendon kryeministri slloven Janez Jansha, transmeton Telegrafi.

“Një prej sukseseve strategjike (të qeverisë tonë) është që zgjerimin e kemi kthyer në tavolinë që është një prej projekteve strategjike të BE-së. Për këtë ka pasur shumë diskutim”, ka shtuar Jansha gjatë një fjalimi në televizionin publik slloven.


Gjatë një fjalimi tradicional në prag të festave të fundvitit, Jansha tha se gjatë këtyre diskutimeve disa herë ka theksuar se duket parë se çfarë po ndodhë në Lindje dhe çfarë ka ndodhur në Ballkan, BE-ja do të duhej të zgjerohej, duke zgjeruar hapësirën e “lirisë dhe prosperitetit”.

“Duhet të çlirohemi nga iluzionet se gjërat do të zgjidhen vet, e nëse nuk zgjerohet BE-ja, atëherë do të zgjerohen të tjerët”, vlerësoi Jansha.

Kryeministri i Sllovenisë, theksoi se në takimet në Bruksel ka arritur që në dokumentet e BE-së, në vend të “perspektivës evropiane” për vendet joanëtare që sërish të rikthejnë “perspektivën e anëtarësimit”, që sipas tij ishte kundërshtuar nga disa vende anëtare të vjetra dhe njëherit themelues të BE-së.

Sipas tij, një prej liderëve evropian të cilat nuk deshi t’ia zbulojë emrin, gjatë diskutimeve i kishte thënë se “pse do t’i fusnim në BE-së, kur kështu janë më të lirë si fuqi punëtore”.