LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri s’e njeh zëvendësministrin e tij, e pyet: Cili je ti? (Video)

Kryeministri s’e njeh zëvendësministrin e tij, e pyet: Cili je ti? (Video)

Qeveria e Kosovës numëron më shumë se 80 zëvendësministra. Ata janë emëruar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ende nuk i njeh të gjithë. As pas nëntë muajsh emrat e zëvendësministrave janë të panjohur për Haradinajn. Kështu i ndodhi edhe sot.


Në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj nuk e njohu njërin nga ta. Është zëvendësi i ministrit të Financave, Mustafë Grainca, të cilin nuk e njohu kryeministri.

“Cili zëvendësministër je ti?”, i është drejtuar Haradinaj, zv.ministrit të Ministrisë së Financave, para se t’ia jepte fjalën.

Grainca në mungesë të shefit të tij Bedri Hamza mori fjalën në mbledhjen e Qeverisë. Por Haradinaj u desh ta pyesë për emrin.

E në ndihmë i doli zëvendësi i Haradinajt, Fatmir Limaj që ia tregoi emrin e zëvendësministrit të panjohur për kryeministrin. /Telegrafi/