Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë të mërkurën për në Londër, ndërsa një ditë më pas do të ketë edhe një takim me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.
Gjithashtu, Rama do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik dhe Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë.
Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë, raporton A2 CNN.
Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe.
Sipas të dhënave, 12,301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.
Gjatë prezantimit të projektligjit në Parlament, Sunak tha se është i gatshëm për luftë, për të mundësuar miratimin e tij. Masa e re, parashikon që çdokush i cili do të hyjë në vend në mënyrë të paligjshme, jo vetëm që nuk do të ketë të drejtë të kërkojë azil, por edhe do të ndalohet të rikthehet në vend, apo të pretendojë për shtetësinë britanike në të ardhmen.
“Ata që kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit nuk po largohen në mënyrë direkte nga një shtet në luftë, përndjekjet apo kërcënimet për jetën. Ata po udhëtojnë përmes vendeve të sigurta dhe po u paguajnë trafikantëve shuma të mëdha parash për këtë udhëtim tragjik. Njerëzit duhet ta dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, do të dëbohen me shpejtësi”, tha Sunak.
Por kjo nismë nuk është mirëpritur nga institucionet ndërkombëtare. Agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara, e cilësoi se tejet shqetësues projektligjin e ri, i cili praktikisht do të ndalonte këdo që hyn në vend përmes rrugëve ilegale të kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Përfaqësuesja e UNHCR-së, Vicky Tennant, tha për BBC se një masë e tillë do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe nuk ishte e nevojshme për të ndalur hyrjet në kanalin e La Manshit.
“Jemi shumë të shqetësuar. Kjo do të thotë t’u mohosh qasjen ndaj azilit personave që hyjnë në Britani në mënyrë të parregullt. Ne besojmë se është shkelje e qartë e Konventës së Refugjatëve. Edhe personat me arsye shumë të forta nuk do të kenë mundësi të kërkojnë azil”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Goran Rakiq me të njëjtën veturë, në Prishtinë me targa RKS - në Zveçan pa targa fare

KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

“Veç je i sëmurë se ta kisha tregu vendin”, Enver Dugolli pretendon se u kërcënua nga Bekë Berisha

Ambasadori francez: Situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe mund të shmangej - Macron është i angazhuar vendosmërisht

Rakiq pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun: Vazhdojnë protestat në veri

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen