LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Qipros Veriore të kontrolluar nga Turqia jep dorëheqje, pas publikimit të pamjeve ku ai shihet duke ‘mësuar një grua se si të bënte striptiz’

Kryeministri i Qipros Veriore të kontrolluar nga Turqia jep dorëheqje, pas publikimit të pamjeve ku ai shihet duke ‘mësuar një grua se si të bënte striptiz’

Kryeministri i Qipros Veriore të kontrolluar nga Turqia, Ersan Saner, Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) e të cilit u tërhoq nga qeveria javën e kaluar, është dashur të japë dorëheqjen, efektive – menjëherë pasi një video komprometuese filloi të bënte xhiron në mediat sociale të martën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fillimisht, videoja nuk qarkulloi haptazi në mediat sociale, por u shpërnda gjerësisht përmes llogarive private.


Por nga mesdita e mërkurë ajo ishte gjithsesi në dispozicion.

Aty, duket se shfaqet Saner duke u “angazhuar në seks” në internet me një grua që thuhet se është në të njëzetat, e cila duket se po bën një akt striptizi para një kamere.

Në një deklaratë me shkrim të mërkurën pasdite, Saner foli për një komplot kundër tij dhe tha se videoja ishte produkt i redaktimit nga një telefon celular që ishte blerë në anën qipriote greke, dhe e gjitha ishte krijuar për ta diskredituar atë.

Kishte gjithashtu përfshirje të botës së krimit, tha ai.

Raportet e shtypit qipriot turk më herët kishin sugjeruar që videoja ishte publikuar nga një udhëheqës i mafias turke. /Telegrafi/