LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Malit të Zi: Çështja e demarkacionit me Kosovën është e mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi: Çështja e demarkacionit me Kosovën është e mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Marrëveshja e  Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në parlamentet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur.

Kryeministri malazez deklarimet për çëshjen e demarkacionit i ka bërë duke komentuar edhe deklaratat e Albin Kurtit, lidhur me atë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e mbyllur.

“Ajo për çfarë që mund të bisedojmë është tërheqja e vijës kufitare në lidhje me gjendjen në terren, për çfarë na jep të drejtë Marrëveshja për kufirin. Kjo nuk është çështje e kufirit, por çështje e vijës kufitare dhe në këtë proces  ne do t’i dëgjojmë propozimet e tyre [Kosovës] dhe  me siguri do të kemi edhe ne propozimet tona”, tha Markoviq, për Televizionin publik të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se ndjehet i lumtur për mesazhet pozitive, që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i ka dërguar në drejtim të Malit të Zi.

“Mali i Zi është gjithmonë i gatshëm për dialog, gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar palën tjetër, por natyrisht edhe për të mbrojtur pozicionin dhe interesin e vet pa kompromis dhe në vazhdimësi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Kronika e Zezë
Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Lajme
Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Lajme
Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murati

Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murati

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Lajme
Kalo në kategori