LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë në edicionin e 15-të të festivalit të filmit PriFest

Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë në edicionin e 15-të të festivalit të filmit PriFest

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë dhe ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë Ballkanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në edicionin e 15-të të PriFest që u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në edicionin e 15-të këtij festivali, Kryeministri Kurti përgëzoi organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor “PriFestin”.


Ai para se të ndante çmimin për filmin më të mirë Ballkanik u shpreh se “Zelli, kreativiteti dhe mirësia e Vjosa Berishës, nuk kishte çmim, mirëpo ky festival tash e ka një çmim me emrin e Vjosa Berishës për filmin më të mirë Ballkanik”, dhe shtoi se në një konkurrencë impresive fituesit për çmimin më të mirë filmi Ballkanik “Vjosa Berisha”, janë dy filma: “Hyjnesha e Kuqe”, ndahet mes filmave “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, Kosovë/Zvicër, dhe “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev, Bullgari.

Kryeministri Albin Kurti në Pri Film Fest (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Mirëmbrëma të gjithëve,

Më lejoni që të përgëzojë organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor “PriFestin”, edhe tani që Vjosa Berisha nuk është më me ne, edhe tani që Vjosa Berisha është me ne.

Zelli, kreativiteti dhe mirësia e Vjosa Berishës, nuk kishte çmim, mirëpo ky festival tash e ka një çmim me emrin e Vjosa Berishës për filmin më të mirë Ballkanik, dhe në një konkurrencë impresive fituesit për çmimin më të mirë filmi Ballkanik “Vjosa Berisha” janë dy filma. Pra, “Hyjnesha e Kuqe” ndahet mes filmave “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, Kosovë/Zvicër, dhe “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev, Bullgari. /Telegrafi/

Kryeministri Albin Kurti në Pri Film Fest (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori