LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari vizitojnë kompaninë vendore Ciao Berto

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari vizitojnë kompaninë vendore Ciao Berto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në shoqërimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka vizituar kompaninë vendore Ciao Berto që traditën e tregtisë e ka trashëguar ndër katër breza.

Kryeministri theksoi domosdoshmërinë e ri-orientimit të ekonomisë së Kosovës drejt prodhimit e eksportit, si dhe drejt zhvillimit të qëndrueshëm, që mbron edhe ambientin.


“U theksua se kjo performancë pozitive është në linjë me indikatorët pozitiv ekonomik që vendi ynë po shënon gjatë qeverisjes sonë”, tha Kurti.

Për pronarin e kompanisë, Ejup Krasniqi, Ciao Berto ka një sistem të vet-qëndrueshëm të resurseve të saj njerëzore teksa vetë i trajnon dhe përgatitë profesionalisht punëtorët në vendin e punës.

“Kompania është shpërblyer për respektimin e të drejtave të punëtorëve edhe sigurinë në punë nga organizata që mbështeten nga Komisioni Evropian dhe nga Inspektorati i Punës. Koha e pandemisë COVID-19 ka qenë shumë e vështirë, por falë përkushtimit dhe punës së palodhur të personelit të Ciao Berto, punëtoret asnjëherë nuk e kursyen vetën dhe gjithmonë qëndruan së bashku dhe po ashtu i kaluan të gjitha barrierat e pandemisë”, ka theksuar Krasniqi.

Kompania eksporton prodhimet e saj në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Hungari dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku tash brendi Ciao Berto me produktet e saj renditet në top brendet botërore falë teknologjisë së avancuar dhe punën e palodhshme të personelit.

Nga menaxhmenti u bë e ditur se për dallim nga viti 2019, kur eksporti ishte vetëm 405 mijë euro, sivjet eksporti ka arritur vlerën e 2.8 milionë eurove.

Gjatë kësaj vizite u bisedua për angazhimin e Qeverisë për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe rrisin konkurrueshmërinë e prodhimit vendor.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori