LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti dhe ministri grek Dendias flasin për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri Kurti dhe ministri grek Dendias flasin për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, një ditë më parë ka thënë se ka ardhur koha që ky shtet ta njohë Kosovën.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.


Kurti: Koha që Greqia ta njohë Kosovën
Lexo po ashtu Kurti: Koha që Greqia ta njohë Kosovën

“Takim në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. U bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit e Prishtinës”, thuhet në postimin në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme. /Telegrafi/