LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Koha që Greqia ta njohë Kosovën

Kurti: Koha që Greqia ta njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, ka thënë se ka ardhur koha që ky shtet ta njohë Kosovën.

Kurti tha se Kosova dhe Greqia nuk kanë çështje të pazgjidhura mes vete, por kanë një urë që duhet ta kapërcejnë. Prandaj, tha se tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.


“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë me Greqinë. Populli i Kosovës dhe ai i Greqisë dhe të dyja qeveritë nuk kanë çështje të pazgjidhura. Ka një urë dhe duhet ta kapërcejmë atë urë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar”.

“Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovën shumë të marrë njohje të reja, në këto rrethana gjeopoltike që t’i bashkohemi NATO-s shumë më herët sesa është menduar para disa viteve”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/