(E plotësuar) Presidenti i Republikës i Italisë, Sergio Mattarella nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.
Andaj, ai refuzoi dorëheqjen dhe kërkoi të verifikohej në Parlament nëse qeveria ka ende shumicën.
Mattarella e ka ftuar Draghin “të raportojë në parlament dhe të vlerësojë situatën”, tha në një deklaratë zyra e kreut të shtetit.
Kështu, Draghi do të raportojë në parlament të mërkurën. /Telegrafi/
Kryeministri italian Draghi njofton se do të japë dorëheqje
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka thënë se do të japë dorëheqjen të enjten mbrëma.
Kryeministri fitoi një votëbesimi në Senat më herët gjatë ditës, por e ardhmja e qeverisë së tij ishte në dyshim pasi Lëvizja populiste 5-Yje bojkotoi votimin, duke e futur koalicionin e tij në krizë.
Votimi ishte 172-39, por senatorët e 5-Yje munguan pasi konfirmuan se nuk do të merrnin pjesë në votimin për një projekt-ligj për lehtësimin e kostove të larta të energjisë.
“Unë do t’i paraqes dorëheqjen time presidentit të republikës këtë mbrëmje”, i tha Draghi kabinetit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”, ka shtuar ai.
Qeveria e gjerë e unitetit kombëtar e Draghit u formua në shkurt 2021 me parti në të djathtë dhe të majtë për të ndihmuar Italinë të rimëkëmbet nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel