LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomati turk paralajmëron investime në fushën e energjetikës në Kosovë

Kryediplomati turk paralajmëron investime në fushën e energjetikës në Kosovë

I pari i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu ka paralajmëruar se do të ketë investime në Kosovë në fushën e energjetikës.

Çavusoglu në konferencën e përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se do t’i inkurajojë biznesmenët turq që të investojnë në vendin tonë.


“Eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti rreth 20 për qind është shtuar eksporti nga Kosova për në Turqi. Posaçërisht në energjinë e ripërtritshme, solare dhe të erë, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë. Nuk duam garanci të blerjes, natyrisht, financimin do ta bëjmë vet dhe për një vjet do ta kryejnë investimin e tyre. Unë besoj qe në këto investime kanë interesim firma të fuqishme”, tha Çavusoglu.

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy shteteve
Lexo po ashtu Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy shteteve

Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm turk përmendi Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

Kosova dhe Turqia nënshkruan paraprakisht marrëveshje në fushën e aviacionit, e cila pritet të rris frekuencën e fluturimeve mes dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri Çavusoglu. /Telegrafi/