KRU “Prishtina” vazhdon aksionet për shkyçje në disa lagje të Prishtinës

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot po vazhdojnë aksionet për shkyçje të konsumatorëve me obligime të papaguara në disa lagje të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ekipet në terren janë angazhuar në lagjet Kodra e Trimave, Arbëria dhe Veternik, ku po merren me mbledhjen e borxheve, shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat, si dhe dërgimin e rasteve në përmbarim.
“Sot po vazhdojnë aksionet për shkyçje në lagjet Kodra e Trimave, Arbëria dhe Veternik. Ekipet në terren po merren me mbledhjen e borxheve, shkyçjen e konsumatorëve me obligime të papaguara dhe dërgimin e rasteve në përmbarim”, thuhet në njoftim.
Kompania ka theksuar se, ndonëse uji është shërbim jetik, pagesa e faturave mbetet obligim për konsumatorët.
“Uji është shërbim jetik, por pagesa e faturave është obligim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




















































