KRU "Prishtina" qytetarëve iu kërkon që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale.
Sipas njoftimit, për shkak të rritjes së konsumit të ujit dhe sigurimit të furnizim të qëndrueshëm, ju bëjmë thirrje gjithë konsumatorëve, të përdorni ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale.
Qytetarëve iu kërkohet ta shmangin ujin e pijshëm për: Larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave dhe çdo përdorim tjetër jo thelbësor.
“Të gjjitha ndërtesat shumëkatëshe, të ndërtuara 20 vjetët e fundit, duhet të kenë të vendosura pompat brenda objekteve në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta, ngase obligim ligjor e kemi, që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimumi 1.5 bar ose 15 metra lartësi”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/





































