LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Bie niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit, kujdes me përdorimin e tij

KRU ‘Prishtina’: Bie niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit, kujdes me përdorimin e tij

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka rënë niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas kompanisë, niveli i këtyre liqeneve është nën nivelin maksimal.


“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 metër mbi nivelin e detit ose 8.36 metër nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 metër mbi nivelin e detit ose 10.05 metër nën nivelin maksimal”, thuhet në në njoftimin e kompanisë.

Po ashtu, KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që të kursehet uji i pijshëm.

“Integrimi gjinor/përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit! Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit! Uji i shfrytëzuar duhet të kursehet dhe paguhet”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/