LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini” kërkon nga konsumatorët të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve

KRU “Hidrodrini” kërkon nga konsumatorët të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka kërkuar nga konsumatorët që të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve.

KRU “Hidrodrini”, përmes një komunikate për media ka thënë se tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit.

Njoftimi i plotë i KRU “Hidrodrini”.

“Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, tani kur ndodhemi në prag të rënies së temperaturave sezoni Vjeshtë/Dimër, jeni të lutur që paraprakisht të keni kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve.

Ju paralajmërojmë se, tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit.

Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën tuaj të banimit).

Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më i lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë.

Si të veproni:

Gjeni valvulën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvulën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvulen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.

Apelojmë që, në katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë (temperatura të ulëta) dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, të merrni masa dhe të izoloni ujëmatësin, në mënyrë që të mos vie deri tek ngrirja. Bëni izolimin në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit, që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.

Njoftimi i tashëm po u drejtohet juve që nuk harroni të bëni një gjë të tillë, ndërsa ju që mund të “harroni” do ua përsërisim prapë, pas një muaji, gjithsesi para se të kemi temperatura të ulëta mbi vendin tonë. /Telegrafi/