LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ fton konsumatorët të kryejnë pagesat e shpenzimit të ujit

KRU ‘Hidrodrini’ fton konsumatorët të kryejnë pagesat e shpenzimit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” fton konsumatorët shtëpiak, komercial dhe industrial që të kryejnë obligimet financiare të faturuara, të ujit të shpenzuar.

Sipas KRU “Hidrodrini”, mos pagesat e faturave do t’i detyroj që të aplikoj masa për shkyçje dhe padi për konsumatorët borxhlinj.


“Në të kundërtën, KRU ‘Hidrodrini’ në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve, paralajmëron se mbetet i detyruar të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, padi gjyqësore dhe forma tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/