LAJMI I FUNDIT:

Krsto Mukoskit i refuzohet ankesa, vazhdon të mbetet në paraburgim

Krsto Mukoskit i refuzohet ankesa, vazhdon të mbetet në paraburgim

Gjykata ka vendosur të refuzojë edhe ankesën e deputetit tjetër të OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski dhe konfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin Mukoski vazhdon të mbetet në paraburgim.

Gjykata e Apelit për ankesën e Mukoskit ka vendosur në seancë të mbyllur për opinionin, ndërsa për ankesat e Zhaklina Peshevska, Ljupço Dimovski dhe Boris Damovski, akoma nuk ka vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më herët Gjykata e Apelit refuzoi ankesat si të pabaza për të gjithë të dyshuarit tjerë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/