LAJMI I FUNDIT:

KRRE Maqedoni ka hapur vërejte për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike

KRRE Maqedoni ka hapur vërejte për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike

Ende nuk është definuar numri i bllok tarifave dhe pragu për konsumin e secilit nga bllok tarifat në konsumin e lartë të energjisë elektrike, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) është i hapur për të gjitha vërejtjet të cilat do të arrijnë për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal. Të gjitha dilemat sa i përket tarifimit të përshkallëzuar do të merren parasysh në analizat.

Kjo ishte porositur në tribunën e dytë publike për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal që sot u mbajt në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI) në organizim të Asociacionit të Inxhinierëve dhe Teknikëve MAKO SIGRE, shoqatë e cila më shumë se 20 vjet vepron në sferën e elektroenergjetikës.


“Modeli me katër bllok tarifa jep rezultate më të mira matematikore, gjegjësisht sa më shumë që është e mundur amvisëri të kenë shpenzime të ulura për energjinë elektrike në krahasim me këtë vendim dhe tregon se 87 për qind në dimër dhe 92 për qind në verë do të kishin fatura më të vogla. Koncepti me katër blloqe është zgjedhur se tani për tani jep rezultate më të mira, por nëse dëshmohet se rezultate më të mira do të ketë me një bllok më pak ose më shumë nuk është kontestuese edhe nga aspekti i zbatimit nuk do të ketë kurrfarë problemi”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Paralajmëroi se do të vazhdojnë debatet publike, nëse është e nevojshme, që secili ta thotë mendimin e tij.

“Çdo vërejtje edhe nga qytetarët edhe nga profesionistët do të shqyrtohet. Të gjitha dilemat të cilat konsumatorët i kanë dhe i kanë dorëzuar sa i përket tarifimit të përshkallëzuar do të merren parasysh në analizat”, theksoi Bislimovski.

Profesor Rubin Talevski nga FETI ritheksoi se shumica e amvisërive konsumojnë 300 deri në 700 kilovat orë energji elektrike në muaj në dimër dhe pak më pak në verë dhe vetëm një për qind konsumojnë më shumë se 3000 kilovat orë. Me llojin e ri të tarifimit, siç shtoi ai, 93 për qind e konsumatorëve do të jenë në tarifën e bllokut të parë dhe të dytë, pra konsumojnë deri në 210 ose 211 deri në 420 kilovat orë energji elektrike dhe për ta energjia elektrike do të jetë më e lirë ose brenda çmimit të tanishëm. Në bllokun e tretë me konsum nga 521 deri në 630 kilovat orë janë 4 për qind e familjeve, dhe në të katërtin me konsum mbi 630 kilovat orë energji elektrike janë 3 për qind e konsumatorëve. Për ta çmimi do të jetë më i lartë.

“Nëse merret çmimi i energjisë elektrike në tarifë të ulët të jetë një në bllokun e parë në tarifë të lartë do të ishte 1,11, në bllokun e dytë në tarifë të lartë do të ishte 1,7, në bllokun e tretë 2,3, ndërsa në bllokun e katërt çmimi në tarifë të lartë do të ishte 2,89”, precizoi Talevski.

Periudha e parafaturimit do të ishte 30 ditë që, siç tha, tregon se në bllokun e parë konsumi mesatar ditor në tarifë të lartë – rrymë të shtrenjtë, do të ishte 7 kilovat orë, në bllokun e dytë 14, në të tretin 21 dhe në të katërtin 21 kilovat në orë.

Како што истакна Талевски, од понеделник на веб страницата на РКЕ ќе биде достапен веб калкулатор на кој граѓаните ќе можат да пресметаат колку ќе им биде сметката доколку внесат колку киловати електрична енергија потрошиле во ниската и високата тарифа,односно скапа и евтина струја.

Siç theksoi Talevski, nga e hëna në ueb-faqen e KRRE-së, do të jetë në dispozicion ueb-kalulaktori në të cilin qytetarët do të mund të përllogarisin se sa do të jetë fatura e tyre nëse tregojnë se sa kilovatë energji elektrike kanë shpenzuar në tarifën e lirë dhe tarifën e shtrenjtë.

Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifimit të përshkallëzuar është që të formohen bllok tarifa të cilat do të stimulojnë ulje të konsumit të energjisë elektrike gjatë tarifës së lartë ditore, ndërsa do të stimulojnë konsum më të madh në tarifën e ulët të natës, dhe me këtë të sigurohet mbrojtje e amvisërive konsumi i energjisë elektrike është në kuadër të konsumit mestar në shtet.

Me këtë mënyrë të tarifimit, siç thonë nga KRRE, do të sigurohet qasje korrekte, gjegjësisht ata që shpenzojnë sasi dukshëm më të mëdha të energjisë elektrike nga konsumi mesatar, do të paguajnë edhe çmim më të lartë. Bllok tarifat do të zbatohen vetëm në periudhat e ngarkesave të larta ditore (prej orës 07:00 deri në orën 22:00), përderisa në periudhat në ngarkesa të ulëta ditore (prej orës 22:00 deri në orën 07:00) dhe të dielën do të zbatohet çmimi i njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori