Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, pas takimit në Zagreb me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michael, tha se kundërshton heqjen e vendimmarrjes unanime në institucionet e Bashkimit Evropian, të cilën gjë e ka propozuar Gjermania dhe Franca.
Michael është një nga ithtarët e reformës së vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, e cila supozohet se do t’i linte vendet e vogla pa mundësinë e vendosjes së vetos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Ky propozim do të votohet me shumicë të cilësuar, që do të thotë se vendet si Kroacia apo Hungaria nuk do të jenë në gjendje të vënë veton ndaj disa vendimeve që ata konsiderojnë se janë në interesin e tyre.
I pyetur nga një gazetar se çfarë mendon për një propozim të tillë, Plenkoviq është përgjigjur se “ne nuk jemi pro”, dhe shtoi se “është e rëndësishme që shtetet, veçanërisht ato që janë bashkuar së fundmi, ta ruajnë atë mundësi”.
Nga ana tjetër, Michel tha se duhet gjetur një ekuilibër mes unitetit dhe nevojës për të vepruar shpejt.
“Ka një diskutim politik në vazhdim dhe ka ide të ndryshme se si të vendoset në Këshillin Evropian. Takime të tilla në formate më të vogla do të na lejojnë të kuptojmë më mirë prioritetet e vendeve anëtare dhe të shohim nëse ka vend për reforma të caktuara. Nuk do të thotë se ne duam që në të ardhmen gjithçka të vendoset me shumicë të cilësuar, por një reformë e mundshme do të përmbajë, për shembull, një mekanizëm që do të parandalonte abuzimin me të drejtën e vetos”, tha Michael. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit