ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kompania e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë ka njoftuar që obligimet e papaguara për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave të verifikohen dhe të shlyhen.

KRM “Ambienti” ka bërë të ditur se pagesa me kohë është një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe mundëson ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për të gjithë qytetarët.


“Ju ftojmë që obligimet t’i rregulloni sa më parë, për të shmangur procedurat e përmbarimit në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet tuje në njoftim. /Telegrafi/