LAJMI I FUNDIT:

Kriza sociale zbraz Kosovën

Njeriu në fundosje e sipër nuk ka nevojë për këshilla dhe qortime se si është dashur të mos futet në atë gjendje. Por, ka nevojë për dorën e shpëtimit.

Kosova duhet të sigurojë mundësi ekzistenciale për qytetarët e saj, në mënyrë që të dëshmojë se ne mund dhe jemi pjesë e Evropës. Të mos predikojë ëndrrën evropiane , por të punojë për atë që përmes politikës se mirëfilltë ta realizojë qëllimin duke e shndërruar Kosovën në pjesë përbërëse të Evropës me vlera dhe me nivel të jetesës ku qytetari nuk ndien nevojën e ikjes.


Politika kosovare, duke vazhduar të injorojë problemet thelbësore të popullatës – dhe duke i shndërruar ato përmes zhvendosjes se vëmendjes të opinionit publik, por edhe politikave të shtetit në problemet ekskluzivisht politike – në vend që të përafrohet me standardet e Unionit Evropian, po shkon drejtë largimit.

Nuk është reale sot të kërkohet nga popullata e gjerë që në emër të idealeve dhe patriotizmit të durojnë edhe uri, përderisa udhëheqësit institucional e bëjnë pikërisht të kundërtën duke e zhvilluar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar në nivel institucional, deri në degradim.

Përderisa Qeveria e Republikës se Kosovës po përqendron të gjitha forcat për të integruar komunitetin serb në veri të Kosovës , në anën tjetër Kosova po zbrazet nga pjesa tjetër e popullatës shumicë në Kosovë.

Populli shqiptar është i shquar për durim dhe për qëndrueshmëri të madhe në vuajtje, si rezultat i persekutimeve dhe robërisë shekullore. Ishte motivi i lirisë ai i cili i mbajti gjallë shpresat për një jetë me të mirë. Ishte ëndrra e lirisë dhe e vetëqeverisjes ajo që i mbulonte të gjitha vuajtjet duke i shndërruar ato në motivacion edhe me të madh për jetën.

Por, çka dhe cili është tani motivi i shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë? Politika destruktive në Kosovë vite me radhë ka bërë që qytetarët tashmë të mos kenë mundësi jetese dhe nganjëherë edhe mbijetesa iu është djegur; edhe motivi dhe shpresa e fundit për ndryshime pozitive në këtë vend, duke e kërkuar fatin e vet kudo – sa me larg Kosovës.

Viteve të nëntëdhjeta shqiptaret lëshonin vendin me shpresën që një ditë të kthehen në liri të plotë. Fajtori për këtë gjendje ishte agresioni pushtues të cilin vlente ta mposhtnin në të gjitha format – e një formë ishte edhe duresa dhe solidariteti, me një ideal lirie dhe me shpresën e një shteti i cili do jetë pronë e qytetarëve ku secili do ta gjej veten: të lirë dhe me mundësi të pakufizuara jetese. Tani qytetarët lëshojnë vendin, por pa shpresë për kthim prapa. Ata madje janë në gjendje të heqin dorë nga çdo gjë, vetëm e vetëm që të sigurojnë një vend ku mund të jetojnë pa brenga, ku mund t’i rrisin fëmijët e tyre në kushte normale.

Shteti për të cilin kishin ëndërruar dhe për të cilin sakrifikuan aq shumë, tashmë nuk është pasqyrë reale e pritshmërisë së tyre. Madje janë të zhgënjyer dhe zhgënjimi është aq i thellë sa që kërkojnë prapë strehim në shtetet Evropës Perëndimore, si djepin natyror në të cilin shqiptarët gjithmonë gjatë historisë kanë kërkuar dhe kanë gjetur strehim pa frikë.

A ishte ky qëllimi i shtetit të Kosovës ? A ishte kjo ajo për të cilën shqiptaret ëndërruan, për të cilën u sakrifikuan, për të cilën u derdh gjak në luftë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do duhet shtruar institucioneve të vendit dhe, secili bartës i ndonjë posti institucional, t’ia parashtrojë ato vetës duke e analizuar pozicionin që ka në shoqëri.

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori