LAJMI I FUNDIT:

Kriza e ngrohjes botërore pritet të tkurrë ekonomitë e G7-së për 8.5 për qind

Kriza e ngrohjes botërore pritet të tkurrë ekonomitë e G7-së për 8.5 për qind

Ekonomitë e vendeve të pasura do të tkurren dy herë më shumë sesa në pandeminë COVID-19 nëse nuk arrijnë të trajtojnë emetimet në rritje të gazeve serë.

Kjo vjen pas një hulumtimi të kryer nga OXFAM dhe Swiss Re Institute teksa raporton se vendet e G7-së do të humbasin 8.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit ose gati 5 trilionë dollarë.


Sipas studimit, brenda 30 viteve nëse temperaturat rriten me 2.6 gradë Celsius, atëherë këto vende do të pësojnë humbje. Ekonomitë e G7-së ranë me rreth 4.2 për qind në krizën e pandemisë dhe humbjet nga kriza e klimës deri në vitin 2050 do të ishin afërsisht në shkallën e vuajtjes së një krize.

Drejtuesit e vendeve të G7 si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe BE do të takohen për të diskutuar ekonominë botërore, vaksinat COVID-19, taksat mbi biznesin dhe klimën.

Britania e Madhe po u bën thirrje të gjitha vendeve të paraqiten me premtime më të ashpra për karbonin në mënyrë që të përmbushin synimet e Parisit për të kufizuar ngrohjen botërore në shumë më pak se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. /Telegrafi/