LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi hapur presidentin kinez, aktivisti Kwon Pyong detyrohet të ikë nga vendlindja – kapet nga rojet bregdetare të Koresë së Jugut

Kritikoi hapur presidentin kinez, aktivisti Kwon Pyong detyrohet të ikë nga vendlindja – kapet nga rojet bregdetare të Koresë së Jugut

Aktivisti kinez Kwon Pyong është arrestuar në Korenë e Jugut, pasi ka ikur nga Kina dhe shkoi tek jugkoreanët duke përdorur një motoqikletë uji që njihen si jet ski.

Rojet bregdetare të Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se një burrë kishte përshkruar rreth 300 kilometra mbi Detin e Verdhë duke përdorur dylbi dhe busull, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për Kwon Pyong, kritikun e ashpër të presidentit kinez Xi Jinping, por identiteti i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ambasada kineze në Seul ka refuzuar të komentojë këtë rast, duke zgjedhur heshtjen si mjet mohues.

Viteve të fundit Pekini kishte përdorur ndalet në aeroportet dhe pikëkalimet e tjera kufitare, me qëllim që të ndalë aktivistët të largohen nga Kina.

Shumë vende mike të Pekinit refuzojnë të strehojnë personat që ikin nga Kina dhe kërkojnë azil, që është një problem për disidentët që shpresojnë në ikje dhe një jetë më të mirë në një vend tjetër.

Muajin e kaluar, avokati kinez dhe luftëtari i njohur për të drejtat e njeriut Lu Siwel, është kapur në Laos dhe është rikthyer në Kinë para se ai dhe familja e tij të arrinin të udhëtonin për në Shtetet e Bashkuara.

E vozitja me jet ski përmes ujërave të jugkoreanëve është një prej tentimeve më ekstreme të raportuara ndonjëherë.

Rojet bregdetare të Koresë së Jugut kanë njoftuar se burri po barte jelekun me ajër si dhe një helmetë dhe se kishte me vete pesë kanistër me derivat.

“Kishte mbushur jet ski me derivat dhe kanëstërët i kishte hedhur në det”, kanë njoftuar rojet bregdetare të jugkoreanëve.

Megjithatë ai hasi në vështirësi në afërsi të vendit ku ankorohen anijet në portin Incheon – duke u detyruar të kërkojë ndihmë.

Autoritet jugkoreane të sigurisë nuk e konsiderojnë se mund të jetë spiun, kurse aktivisti lokal Lee Dae-seon nga organizata jofitimprurëse Dialogue China ka thënë për AFP se Kwon (35-vjeç) kishte ikur nga Kina.

Kwon në Kinë ishte në burg për shkak të kritikave publike drejtuar presidentit kinez Xi. Besohet se ai kishte hasur në sfida të shumta derisa kishte tentuar të largohet nga vendlindja. /Telegrafi/